Dje nga ana e njësiteve te Stacioneve Policore: Vushtrri dhe Mitrovicë Jug, janë arrestuar dy persona të dyshuare, të cilët kërkoheshin me urdhëresë të gjykatës.
Personit i parë i dyshuar, E .F., 55 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, kishte një urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”.
Personi i dytë i dyshuar, M. Xh., 64 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, kishte një urdhërese aktive të lëshuar nga gjykata për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i parë i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit për një vit (12 muaj), kurse personi i dyte i dyshuar pasi që dënimi ka qenë i zëvendësuar ka paguar gjobën dhe i njëjti është liruar .