Drejtori i përgjithshëm kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtor, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë z. Qemal Minxhozi.
Ambasadori uroi drejtorin për pozitën si dhe rikonfirmoi bashkëpunimin dhe përkrahjen e ambasadës për Policinë e Kosovës.
Drejtori i përgjithshëm e falënderoi ambasadorin për përkrahjen e deritanishme dhe theksoi se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e objektivave të saj duke u angazhuar në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore në funksion të sigurisë së përgjithshme. Ata u zotuan dhe shprehën gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë.