Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen dy armë zjarri në rajonin e Prishtinës

Nga zyrtarët policor në dy raste, lokacione të ndryshme, janë sekuestruar dy armë zjarri.
– Sekuestrimi i parë është realizuar mbrëmë rreth orës 21:00, nga njësite të stacionit policor Qendra, në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ku për kontrollë është ndaluar i dyshuari:
-N.D, mashkull, 36 vjeç.
Personit të dyshuar i është gjet dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit Zoraki, një karikator me pesë fishekë si dhe një qese e vogël, me substancë të dyshuar narkotike.
Ndaj personit të dyshuar është inicuar rast për veprat, Mbajtje në pronësi , kontroll apo posedim i pa autorizuar i armeve si dhe Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike.
Ndërsa sekuestrimi i armës së dytë, është bërë në një rast, aksident trafiku i raportuar sot rreth orës 00:30, i cili ka ndodhur në fshatin Penuh të Podujevës.
Arma e zjarrit e tipit CZ e kalibrit 6mm dhe një karikator me 8 fishekë, janë gjet dhe sekuestruar në njërën nga veturat e përfshira në aksident.
Ndaj personit të dyshuar:
-D.H, mashkull, 23 vjeç, është hapur rast për armëmbajtje pa leje dhe i njëjti me qenë se është i lënduar në aksident, do të intervistohet pasi të përfundoj tretmanin mjekësor.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje