Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Dërgohen në mbajtje për gjashtë persona të dyshuar, pas incidentit të djeshëm në Podujevë

Dërgohen në mbajtje për gjashtë persona të dyshuar, pas incidentit të djeshëm në Podujevë

Informacion shtesë:

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme (NjHP), që operon në rajonin e Prishtinës, ka punuar intenzivisht për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me  incidentin e djeshëm në Podujevë.

Pas  ekzaminimeve, veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave  është iniciuar rast për  Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm.

Vepër kjo për të cilën hetuesit e NjHP-së,
pas intervistimit, me vendim të prokurorit, kanë  dërguar në qendrën e mbajtjes pesë persona  të dyshuar:

-A.Sh. mashkull, 21 vjeç dhe

-E.K, mashkull, 23 vjeç,

-E.Sh, mashkull, 26 vjeç,

-M. V, mashkull, 21 vjeç, dhe

-E.K, mashkull, 21 vjeç,

Ndërsa për Asgjësim apo dëmtim të pasurisë në qendrën e mbajtjes, nga zyrtarët e Podujevës, është dërguar i dyshuari:

A.Sh, mashkull, 16 vjeç.

Hetuesit policor në vazhdimësi janë duke  ndërmarrë veprime hetimore me qëlim të identifikimit dhe procedimit  e të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë ngjarje.

Shoqërohen në stacion policor 21 persona të përfshirë në një incident të ndodhur në Podujevë

Me datën 12.03.2023, rreth orës 15:00, në Podujevë, pas një ndeshje futbolli,  tifozët e ekipeve janë përleshur duke përdorë/gjuajtur  mjete të forta.

Si pasojë e përleshjes deri tani është raportuar se janë lënduar 2 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës.

Ndërsa nga ana e tifozëve, deri tani është raportuar për tre të lënduar.

Bazuar në të dhënat fillestare, ngjarja ka filluar në stadium, ku janë shkaktuar dëme materiale, (dëmtim i ulëseve), më pas ka vazhduar në rrugët “Besnik Restelica” dhe “Zahir Pajaziti”, ku janë dëmtuar tri vetura dhe një autobus.

Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për ngjarjen.

Hetuesit policor në vazhdimësi janë duke  ndërmarrë veprime hetimore me qëlim të identifikimit dhe procedimit  e të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë ngjarje.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje