Dje, më 07.03.2023, u.d drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Fehmi Hoti, ka pritur në një takim mjekë e specialist të QKUK-së, të cilët kanë qenë të angazhuar gjatë procesit të kontrollimit mjekësor & psikologjik për kadetët e rinj të Policisë së Kosovës. Me këtë rast drejtori i falënderoi ata për bashkëpunimin dhe njëkohësisht ndau mirënjohje për 14 (katërmbëdhjetë) zyrtarë të QKUK-së të cilët e kanë përkrahur e mbështetur këtë proces të rëndësishëm për PK-në.