Sot rreth orë 09:00, nga zyrtarët policor të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Shyqyri Kushevica” në Prishtinë, me datën 11.02.2023.
Pas një pune operative e hetimore, nga hetuesit është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar:
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes.