Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet një armë –Pushkë Gjuetie në Suharekë

Prizren, 13 Shkurt 2023
Me datë 12 Shkurt 2023, rreth orës 08:15, në fshatin Bllacë, KK Suharekë, njësitet patrulluese policore të Stacionit Policor Suharekë, kanë ndaluar një automjet dhe për shkak të dyshimit të bazuar është kontrolluar automjeti i të dyshuarit.
Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një armë –Pushkë Gjuetie si dhe 16 copë fishek kalibër 12 milimetra.
Në vendin e ngjarjes ka dal sektori i hetimeve i stacionit Policor të Suharekës, të cilët e kanë sekuestruar armën e cila ishte pa leje.
Kundër të dyshuarit është filluar hetimi për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës”
Në konsultim me prokurorin e krimeve të rënda rasti hetohet në procedurë te rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje