Sonte, rreth orës 19:35 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën “Shote Galica” në Shtime një person posedon armë zjarri në shtëpinë e tij.
Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë shkuar në shtëpinë e personit të dyshuar B.M (M/K) i moshës 62 vjeçar, i cili ka pranuar se posedon një armë zjarri, të cilën më pas policia e ka konfiskuar.
I dyshuari, është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore.