Sot rreth orës 00:45, kemi pranuar informatën se në Graqanicë, një person i dyshuar ka shtënë në ajër me armë zjarri, derisa ishte në lëvizte me automjetin e tij.
Menjëherë rastit i janë përgjigjur ekipet policore, të cilat kanë arritë që të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personit të dyshuar.
Personi i dyshuar, në praninë e avokatit mbrojtës ka dorëzuar një armë zjarri, e cila është sekuestruar nga ana e policisë.
Ndaj personit të dyshuar F.R (mashkull), janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprat:
-Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm – Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës.