Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet një armë

Prishtinë, 03 shkurt 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës, po bën një punë së shkëlqyer në drejtim të gjetjes së armëve dhe municioneve që kohëve të fundit kanë qenë ndër prioritetet për tu luftuar nga ana e policisë.
Kësisoj, sot rreth orës 03:15, në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj veturës Toyota, me targë Kosove si dhe ndaj të dyshuarit;
-B. V, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj;
-Një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm,,
-Pesëmbëdhjetë copë fishek të kalibrit të njëjtë,
·Dy karikatorë, si dhe,
·Një shufër metalike.
Ndaj të dyshuarit, në konsultim me prokurorin e shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtin e ka proceduar më tej.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje