Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet personi i dyshuar i kërkuar me urdhëresë gjykate

Prishtinë, 02 shkurt 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia stacionit policor të Podujevës ndërmori sot në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, arriti të arrestoj personin e kërkuar, i cili deri më sot ishte në arrati;
B. A, mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Gjykata Themelore në Prishtinë kishte nxjerrë urdhëresë për kapjen e tij, pasi që i njëjti ishte dënuar me dy vite burgim, për veprën penale ” Lëndim i lehtë trupor”.
I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje