Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Persona të shpallur në kërkim

Prishtinë, 02 shkurt 2023- Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në mbështetje të dispozitës së nenit 70, paragrafi 3, pika 3.1, 3.12 në përputhje me, nenin – 76, paragrafin 2, të KPPRK-së, paraqet para jush fotografitë e të dyshuarve të shpallur në kërkim, të dyshuar për implikim në veprat penale;
– “Privim i kundërligjshëm i Lirisë” nga Neni 193 të KPRK-së,
-“Lëndim i lehtë truporë” nga Neni 185 të KPRK-së, si dhe,
-“Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” nga Neni 321 të KPRK-së.
Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve të shpallur në kërkim.
Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë arrestimit sa më të shpejtë të tyre.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje