Mbrëmë nga njësite të stacionit policor Jugu në Prishtinë, të mbështetur nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, në Hajvali është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresa të gjykatës.
Ndaj personit të dyshuar:
L.V, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë qenë aktive katër urdhëresa nga gjykatat, për veprat vjedhje dhe keqpërdorim i personit nën moshën 16 vjeç.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar do të procedohet më tej.