Në orët e mbrëmjes së datës 25 janar 2023, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi është vet- dorëzuar në polici.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në veprën penale “vrasje në tentativë” e ndodhur me datën 20 janar 2023, në rrugën ‘Shaban Polluzha” në Mitrovicë, ku dyshohet se i dyshuari rreth orës 21:45, nga vetura e tij në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në veturën e ankuesit e cila ishte goditur nga dy predha, përveç dëmeve materiale nuk kishte të lënduar.
Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë, me një fishek.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.