Sot, në ora 16 30 në fshatin Greme të Ferizajt policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës F.R (M/K) i moshës 26 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ me dënim burgimi prej 1 vit e 6 muaj.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.