Në vazhdimësi të kampanjës sensibilizuese bëhu pjesë e Policisë së Kosovës, sot në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, në kuadër të aktiviteteve është mbajtur takim sesibilizues me të rijnë dhe të reja të interesur për konkursin e hapur për zyrtarë policor për të gjitha komunitetet pakicë.
Në takimin e mbajtur në nivel të dy drejtorive rajone Mitrovicë Jug dhe Mitrovicë Veri, të rinjve të pranishëm u janë shpjeguar-sqaruar procedurat e aplikimit për tu bërë pjesë e Policisë së Kosovës.
Gjatë kësaj kampanje, zyrtarët policor në mënyrë të detajuar të interesuarve u kanë paraqitur mundësitë dhe perspektiven që ata kanë për tu u bërë pjesë e Policisë së Kosovë.