Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia po monitoron në teren gjendjen rreth situatës me të reshurat e shiut

Prishtinë, më 21 janar 2023
Derisa ende ka të reshura të dobëta shiu dhe prurjet e ujit në lumenj është më i lartë, angazhimet policore janë të vazhdueshme në monitorim, ndihmë qytetarëve dhe raportim për situatën në teren.
Sipas raportimeve të sotme, nivel më të shtuar të ujërave si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit ka në pjesën veriore dhe veri-perëndimore të vendit. Nga raportimet e rregullta që dërgohen nga njësitet policore nga tereni, sot probleme si pasojë e ujërave atmosferike ka në rajonin e Mitrovicës, përkatësisht në rrugën Pestovë-Druare–Prelluzhe-Plemetin të komunës së Vushtrrisë dhe rrugët ‘2 Korriku’ dhe ‘Hoxhë Hasan Tahsini’, në komunën e Mitrovicës Jugu dhe në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë Veri ku ka nivel të rritur të ujit.
Nga raportimet e fundit nga rajonet tjera nuk ka situata ku lumenjtë kanë dalë nga shtrati ose të ketë vërshime.
Policia apelon tek qytetarët që për çdo rast të kërkesave për ndihmë, të thërrasin në numrat përkatës të institucioneve si policia, AME, komunat përkatëse, apo zjarrfikësit.
Policija na terenu prati stanje zbog padavina kiše
Priština, 21 januar 2023
Sve dok i dalje ima slabih padavina kiše i veći je protok vode u rekama, angažovanje policije je kontinuirano u praćenju, pomaganju gradjanima i izveštavanju o stanju na terenu.
Prema današnjim izveštajima, povećan je nivo vode kao posledica padavina poslednjih dana na severnom i severozapadnom delu zemlje. Prema redovnim izveštajima koje policijske jedinice šalju sa terena, danas ima problema kao posedica atmosferske vode u regionu Mitrovice, odnosno na putu Pestove-Druare-Prilužje-Plemetine u Opštini Vučitrn i ulicama ‘2 Korriku’ i ‘Hoxhe Hasan Tahsini’, u opštini Mitrovica Jug i u Bošnjačkoj Mahali u Mitrovici Sever gde je povećan nivo vode.
Prema poslednjim izveštajima iz drugih regiona, nema situacija da su reke izbile iz korita ili da je došlo do poplava.
Policija apeluje na gradjane da se u slučaju zahteva za pomoć, jave na brojeve nadležnih institucija poput policije, hitne pomoći, nadležnih opština ili vatrogasne jedinice.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje