Prishtinë, 19 janar 2023 – Sot rreth orës 02:00, është raportuar për një rast gjuajtje me armë zjarri.
Rasti ka ndodhë në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ku një person i dyshuar, nga automjeti i tij në lëvizje e sipër ka shtënë (në ajër) me armë zjarri.
Menjëherë pas raportimit, hetuesit e stacionit policor Qendra, kanë filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.
Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar;
– M. H , mashkull 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe sekuestrimin e armës që dyshohet të jetë përdorë në rast.
I dyshuari është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tij është iniciuar rast për veprat Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.