Me datë 19 Janar 2023, rreth orës 13:00, Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren, për shkak të dyshimeve të bazuara dhe në vazhdim të hetimit të një rast mbështetur në Proceduarve Standarde të Operimit, kanë kryer një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Korishë,
Bastisja është kryer me urdhrin gojor të prokurorit kujdestar.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjet një armë gjueti me leje të skaduar nga viti 2008 dhe 14 fishke të pushkës së gjuetisë.
Arma dhe katër fishekët janë sekuestruar nga ana e krim teknikut.
Kundër të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës” .
Në konsultim me prokurorinë e krimeve të rënda rasti shkon me procedurë të rregullt.