Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje

Gjilan, 16 janar 2023
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 06.01.2023 kishte pranuar informatë për një rast të dhunës në familje në një fshat të Gjilanit. Në atë rast i dyshuari V.B. (1970) dyshohet se me qëllim frikësimi ndaj viktimës, mikut të tij kishte shtënë në ajër me armë zjarri.
Patrulla Policore kishte dalë në vendin e ngjarjes por nuk kishte arritur që të takonte të dyshuarin me ç’ rast e kishte vënë në kërkim policor.
Sot me datën 16.01.2023 falë një pune mirë të organizuar operative nga ana e Hetuesve Policor është arritur që të takohet i dyshuari i lartcekur nga i cili edhe është konfiskuar një (1) pushkë gjuetie si dëshmi për Gjykatën.
I dyshuar pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Përdorim i armës’’, ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje