Në 24 orët e fundit, njësitet policore në Mitrovicë e Vushtrri kanë konfiskuar dy armë.
Një armë e llojit pistoletë është konfiskuar në fshatin “Stan Terg” të Mitrovicës, ku gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, dy karikator, pesë gëzhoja dhe 38 fishek.
Ndërsa një armë tjetër e llojit pistoletë është konfiskuar në Vushtrri, pasi gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur pistoleta, për të cilën dyshohet se i dyshuari me datën 31 dhjetor 2022, në ndërrimin e mot moteve ka shtënë me armë.
Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’, ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’.