Prishtinë, 08 janar 2023– Mbrëmë rreth orës 20:00, nga zyrtarët policor të stacionit Veriu në Prishtinë, janë shoqëruar në stacion dy persona dhe janë sekuestruar një armë zjarri, tre fishekë dhe një thikë.
Sekuestrimi është kryer në rrugën “Ahmet Krasniqi”, kur personat janë ndaluar nga policia për një kontrollë rutinore.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.