Policët e stacionit në Kaçanik, sot rreth orës 10:50 në Kaçanik, kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, SH.D (M/K) i moshës 35 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Kanosje’’ me dënim burgimi prej njëqind (100) ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit , i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.