Prishtinë, 5 janar 2023 – Sot nga zyrtarët policor në dy raste të ndara, janë arrestuar 4 persona të dyshuar për kanosje dhe janë sekuestruar tri armë zjarri.
Sekuestrimi i armëve është kryer në dy raste dhe lokacione të ndryshme.
– Sot në një lokal në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, nga njësite të stacionit policor, pas një mosmarrëveshje dhe ekspozimit të armëve, është arrestuar një person i dyshuar për veprën kanosje, si dhe i është sekuestruar një armë zjarri e tipit Zoraki dhe një karikator.
Po ashtu në të njëtin lokal, është sekuestruar edhe një armë e tipit TT me një karikatorë dhe 6 fishekë, përderisa dyshuari (i identifikuar nga ana e policisë), ndodhet në arrati.
Ndërsa rasti i dytë i cilësuar si kanosje ka ndodhë me datën 03.01.2023, në fshatin Miradi e ulët – Fushë Kosovë.
Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar tre persona të dyshuar.
Sot me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është kryer kontrolli në shtëpinë e personave të dyshuar dhe objekte përcjellëse, ku policia ka arrestuar tre personat e dyshuar dhe ka sekuestruar:
-një armë zjarri Ak-47,
-3 karikatorë
-2 fishekë etj.
Personat e arrestuar në të dyja rastet me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.