Në kuadër të veprimeve operative që po kryejn zyrtarët policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, dje në dy raste të ndara, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për dhunë në familje dhe një për veprën armëmbajtje pa leje.
Arrestimi i dy personave të dyshuar është realizuar në rrugën “Adem Gashi” në Prishtinë, nga njësite të stacionit Veriu, ku përveç intervenimit në rast të dhunës në familje zyrtarët e stacionit në shtëpi kanë gjetë dhe sekuestruar :
-një armë zjarri të tipit TT
– dy karikatorë dhe
-14 fishekë,
ndërsa në kontrollet e zhvilluara nga hetuesit në veturën dhe një lokacion tjetër (vend ku punon) personit të dyshuar për dhunë në familje, i janë gjetë dhe sekuestruar:
-1 armë e gjatë AK-47;
-247-fishekë
-5 karikatorë
-1 shurdhues i armës
-4 paisje te ndryshme per pastrim te armës etj.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
Personi i arrestuar për dhunë në familje me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.
-Rasti i dytë, ku është arrestuar një person tjetër i dyshuar për dhunë në familje dhe armëbajtje pa leje, ka ndodhë në fshatin Çikatovë e re të Drenasit.
Personit të dyshuar i është sekuestruar një pistoletë dhe një karikator.
Pas intervistimit nga ana e policisë, personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.