Gjakovë, 16 dhjetor 2022
Me datën 16.12.2022, Stacioni Policor në Gjakovë në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, si rezultat i informatave të pranuara nga rrugë operative dhe hetimore ka arritur të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin me inicialet N.K., banues në fshatin Bishtazhin (i lindur në vitin 1995) mbi dyshimin e arsyeshëm për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Pas intervistimit i dyshuari ka dorëzuar një pushkë automatike AK47 me një karikator të cilën e posedonte në mënyrë të paautorizuar.
Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, me vendimin e të cilit, personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.