Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i dyshuar për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje– Sekuestrohet arma

Prishtinë, 15 dhjetor 2022 – Më datë 09.12.2022, rreth orës 14:00, është raportuar për një rast Kanosje në stacionin policor qendra në Prishtinë.
Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.
Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin;
A. Q, mashkull 66 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sot më datë 15.12.2022, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është proceduar dërguar në mbajtje, për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje, padi që të njejtit i ështe gjet dhe sekuestruar një armë zjarri.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje