5 dhjetor 2022 – Mbrëmë në Podujevë, nga njësiti reagues i stacionit të Fushë Kosovës dhe Njësiti për reagim të Shpejtë, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
N. B, mashkull 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, është dërguar për vuajtje të dënimit për veprën vrasje nga pakujdesia (4 vite e 8 muaj).
Ndërsa urdhëresa e dytë e Gjykatës Themelore në Prishtinë, është realizuar sot rreth orës 09:30, ku është arrestuar personi:
Personi i dyshuar për veprën dhunë në familje, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, është dërguar në qendrën e paraburgimit.