Mbrëmë rreth orës 22:00, nga zyrtarët policor të stacionit të Qendra, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.
Personi i arrestuar dyshohet se me datën 23.11.2022, në rrugën “Ilir Konushevci”, kishte depërtuar brenda një lokali dhe kishte vjedhur stoli ari në vlerë rreth 5000 euro.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, personi i dyshuar:
– E. A, mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës është dërguar në mbajtje.