Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje

Mbrëmë nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për një rast vjedhje e që është raportuar me datën 30.11.2022.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë, saktësisht në një depo ku janë vjedhë një sasi e barnave.
Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, është finalizuar menjëherë pas raportimit të rastit , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të gjejnë dhe sekuestrojnë një sasi të barnave si dhe të arrestojnë dy personat e dyshuar:
– K. I, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– E. S, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor qendra po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, si dhe identifikimin e personit të tretë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje