Me 13 nëntor 2022, hetuesit e stacionit policor të Drenasit, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën tentim vjedhje.
A. M, mashkull,
V. C, mashkull dhe
L. B, mashkull ( të tre të mitur),
të cilët po lëviznin me një automjet (kombi bus i raportuar i vjedhur), sapo kanë vërejtur policinë, duke e lënë automjetin në lëvizje kanë vrapuar në mënyrë që t’i shmangen policisë, mirëpo të njëjtit menjëherë janë arrestuar, ndërkohë që automjeti është përplasë në mur.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit me vendim të prokurorit, i kanë dorëzuar automjetin pronarit legjitim.
Hetuesit janë duke vazhduar punën për arrestimin e personit të katërt i cili aktualisht ndodhet në arrati.