Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale Zjarrvënie

Mitrovicë e Jugut, 12 nëntor 2022
Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale zjarrvënie.
Arrestimi i të dyshuarit N. Ll., 59 vjeçar, m/k/sh shtetas i Republikës se Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale ‘zjarrvënie” që është raportuar sot në ora 03:56, e ndodhur në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasoj e zjarrvënies është djegur një veturë pronë e ankuesit mashkull/kosovar/ shqiptar, e cila ka qenë e parkuar në afërsi të banese së tije.
Bazuar në hetimet fillestare, si shkas i rastit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje fqinjësore ndërmjet ankuesit dhe të dyshuarit të cilët banojnë në të njëjtin lokacion.
Ndërsa, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje