Njësia për Kontroll të Autostradave është duke zbatuar Planin Operativ “Kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve”, i cili është duke u mbështetur edhe nga dy (2) zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Nga data 07.11.2022 janë ndaluar dhe kontrolluar rreth 150 mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, me ç’rast janë shqiptuar 85 kundërvajtje për parregullsi teknike dhe mungesë të dokumentacionit.
Plani do të vazhdoj edhe në vijim.
Me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor.