Prishtinë, 09 nëntor 2022 – Sot rreth orës 01:20, nga zyrtarët policor të stacionit Qendra në Prishtinë, janë shoqëruar në stacion dy persona dhe janë sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë.
Sekuestrimi i armëve është kryer në rrugën George Bush, kur personat / automjeti me të cilin po lëviznin, është ndaluar nga policia për një kontrollë rutinë.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.