Sot nga njësite policore të stacionit të Lipjanit, janë arrestuar dy persona të dyshuar( njëri nga ta i mitur), për vjedhje të rëndë.
Rasti ka ndodhë me datën 18.09.2022, ku nga personat e arrestuar, dyshohet të jetë vjedhë një automjet e më pas në një lokacion tjetër disa pajisje pune.
Puna e hetuesve të stacionit policor rë Lipjanit, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar, të cilët me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën në fjalë.