Më datë 06.11.2022, rreth orës 20:00, është pranuar informata se në fshatin Kishnicë, në drejtim të një shtëpie, është hedhur një shishe që dyshohet të ketë qenë e mbushur me substancë në gjendje të lëngshme e cila ka mbetur të konfirmohet pas ekzaminimeve të nevojshme.
Ndërkohë që kanë vijuar veprimet hetimore të ndërmarra nga ana e hetuesve policor, sot janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si të implikuar në rast.
Kësisoj të dyshuarit, që të dy të mitur me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Aktualisht hetimet po zhvillohet në drejtim të vepres penale “Shkaktim I rrezikut të përgjithshëm” përderisa dyshohet që ngjarjes ti kenë paraprirë mosmarrëveshjet e vazhdueshme në mes të ankueses dhe të dyshuarve për shfrytëzimin e parkut publik në hyrje të fshatit respektivisht në afërsi të shtëpive të të dyja palëve.
Dana 06.11.2022 oko 20:00 časova primljena je informacija da je u selu Kišnica u pravcu jedne kuće bačena flaša, za koju se sumnja da je bila napunjena materijom u tečnom stanju koja ostaje da se utvrdi nakon neophodnih ekzaminacija.
Dok su istražne radnje koje su preduzeli policijski istražnici nastavljene, danas su identifikovane i uhapšene dve osobe za koje se sumnja da su umešane u ovaj slučaj. Tako su osumnjičeni, oba maloletna, rešenjem državnog tužioca o određivanju pritvora prema osumnjičenom, upućeni u pritvor.
Trenutno se sprovodi istraga u pravcu krivičnog dela „Izazivanje opšte opasnosti“, jer se sumnja da su incidentu prethodile sporovi između podnosioca žalbe i osumnjičenih u vezi sa korišćenjem javnog parka na ulazu sela, odnosno u blizini kuća obe strane.