Sot hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme -Prishtinë, kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për së paku pesë raste të grabitjeve të armatosura, si dhe një tjetër për armëbajtje pa leje.
Operacionet janë realizuar në tri lokacione të ndryshme, në zonën e Lipjanit dhe Drenasit, ku janë arrestuar personat e dyshuar, të cilët dyshohet se janë përfshirë në së paku pesë raste të grabitjeve, të cilat kanë ndodhur në periudhën korrik -shtator 2022, kryesisht në pompa derivatesh.
Për armë mbajtje pa leje policia ka arrestuar një person,
– M.D mashkull, 58 vjeç, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa personat:
-V. Sh, mashkull, 21 vjeç,
-E. Sh, mashkull, 19 vjeç,
-B. M, mashkull, 19 vjeç,
-F. Sh, mashkull, 18 vjeç,
-Z. A, mashkull, 18 vjeç dhe
-L. D, mashkull, 18 vjeç,
të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprat, grabitje e armatosur, grabitje në tentativë, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armës, përdorimi i armës si dhe posedim ilegal i substancave narkotike,me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.