Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

ARRESTIM

Arrestohet njё (1) person i dyshuar për veprën penale “Lëndim i rёndë trupor”

Pejë, 4 nёntor 2022
Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 31.10.2022, rreth orёs 10:00, ёshtё njoftuar se nё njё shkollё private nё rrugёn “Muharrem Mitrovica” nё Pejё ka ndodhur njё incident.
Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty ka kuptuar se gjatё njё pёrleshje nё mes tё dy nxёnёsve (tё mitur) tё kёsaj shkolle, njёri nga ta kishtё pёsuar lëndime nga mjeti i mpreht (thikё), viktima e rastit ёshtё dёrguar nё Spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, ndёrsa i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjёs.
Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, sot me datё 04.11.2022, është arrestuar i dyshuari ( i mitur).
Pas intervistimit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs dhe prindit, i dyshuari me urdhër të Prokurorit të shtetit ёshtё dërguar në mbajtje pёr 24-orё.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje