Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe një hetimi intensiv njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, gjatë ditës së sotme kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për të dy rasteve të veprës penale ‘’vjedhje’, që ishin raportuar sot.
Arrestimi i të dyshuarit, F. H., 64 vjeçar, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se në orët e paradites së sotme në dy intervale të shkurta kohore në hapësirat e një qendër tregtare në Vushtrri, i dyshuari ka kryer veprat penale vjedhje, ku cak i vjedhjeve ishin veshmbathje, gjësende të ndryshme dhe një biçikletë.
Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar veshmbathjet, gjësendet dhe biçikleta e vjedhur, të cilat do të procedohen si dëshmi materiale në kallëzim penal.
Ndërsa, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.