Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Viti në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në shkolla’’ në koordinim të plotë me Drejtorinë e Arsimit të komunës së Vitisë, në shkollat e mesme të ulëta të kësaj komune ka realizuar një ligjëratë vetëdijësuese kundër dukurive negative në shkolla me temë: ,,Dhuna ndaj fëmijëve’’, ‘’Dhuna në familje’’ dhe dukurive të tjera negative.
Ligjërata është realizuar me nxënës të klasave të IX-ta, ndërsa pjesëmarrës kanë qenë një numër i konsiderueshëm i nxënësve.
Nxënësit nëpërmjet këtyre ligjëratave kanë pasur mundësi që të marrin njohuri rreth këtyre dukurive negative dhe kanë qenë të inkuadruar në bashkëbisedim për mundësinë e ndikimit në parandalim të këtyre dukurive.
Këto ligjërata kanë qenë të vlerësuar pozitivisht dhe shumë të dobishme edhe nga drejtoria e shkollave dhe personeli arsimor.
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan do të vazhdoj edhe më tej me ligjërata vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë në ambientet shkollore.