FTESË & NJOFTIM PËR MEDIA
Sot fillon punimet konferenca e 42-të, e drejtorëve të policive të kryeqyteteve Evropiane
Prishtinë 27 tetor 2022
Më datë 27.10.2022, në kryeqytetin e Kosovës do të mbajë punimet konferenca e 42-të, e drejtorëve të policive të kryeqyteteve Evropiane.
Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës është nikoqiri dhe organizatori i kësaj konference ku pjesëmarrës do të jenë përfaqësuesit e 26 kryeqyteteve Evropiane.
Konferenca do të konsistojë në, thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit ndërkombëtar në sferën e sigurisë dhe shkëmbimin e përvojave të përparuara.
Të nderuara media,
Ftoheni që të merrni pjesë në përcjelljen e hapjes së punimeve të konferencës së 42-të, të drejtorëve të policive së kryeqyteteve Evropiane.
Konferenca do të hap punimet sot, më 27 tetor 2022, duke filluar nga ora 08:30 dhe do të mbahet në Prishtinë, në Hotel Emerald.
Hapësira e rezervuar për mediat për marrjen e pamjeve nga hapja e punimeve të konferencës do të jetë në dispozicion me datë 27.10.2022 nga ora 08:30 deri në orën 09:10.