Me datë 08.10.2022 rreth orës 13:00, Stacioni Policor Prizren –Veri ka marr ankesën se në fshatin Velezhë, KK Prizren, katër persona nga dy familje kanë një konflikt për gjoja vjedhjen e pyllit , që nuk është pronë e asnjërës palë.
Konflikti ka kaluar në konflikt fizikë me atë rast dy persona janë lënduar.
Njëri nga të dyshimtët ka pas një armë zjarri me vete, arma nuk është përdorë , por janë përdor mjete të forta , një sopat dhe një kmesë.
Dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Policia në vend ngjarje ka gjetur dhe sekuestruar Armën, një pistoletë me karikator dhe 5 fishek, sëpatën dhe kmesën.
Kundër të dyshuarve është hapur rast për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës” .
Në konsultim me prokurorin dy të dyshuar janë ndal në mbajtje policore për 48 orë.