Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Hapet sezoni i gjuetisë, por në Rajonin e Prizrenit ndalohet gjuetia edhe më tej

Prizren, 25 Shtator 2022
Me datë 12 Shator 2022 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka nxjerr vendimin për hajen e sezonit të gjuetisë në Republikën e Kosovës.
Sipas vendimit të ministrisë përkatëse sezoni i gjuetisë hapet nga data 18 Shtator 2022.
Gjuetia është e lejuar duke zbatuar rregullat në vendim, nëpër vend gjuetisë e caktuara dhe licencuara.
Në këto vend gjueti, gjuetia lejohet vetëm të dielën dhe me leje të menaxherit të vend gjuetisë.
Por është e rëndësishme të ceket se në Rajonin e Prizrenit nuk ka asnjë park apo vend gjueti të licencuar, andaj gjuetia në Rajonin e Prizrenit edhe më tej nuk është lejueshme.
Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit do të bëjë patrullime të shtuar nëpër zona të caktuar dhe kushdo që haset në gjueti apo dëshmohet se është nisur për në gjueti, kundër tij do të merren masat ligjore dhe do të fillohet procedura penale për veprën penale “ Gjueti e kundërligjshme”.
Ftohen qytetarët e pasionuar pas gjuetisë dhe të gjithë të tjerët që të zbatojnë vendimin qeverisë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje