Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Realizim i urdhëresave Gjyqësore

Gjilan, 26 shtator 2022
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në vazhdën e implementim të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore në periudhën njëjavore 19.09.2022 – 25.09.2022 ka zhvilluar aktivitete operative të cilat dalin nga ky plan.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është arritur që të arrestohen persona të cilët për vepra të ndryshme penale kanë qenë duke u kërkuar me urdhëresa aktive nga ana e Gjykatave kompetente.
Gjatë kësaj periudhe është arritur që të realizohen njëzet e shtatë (27) urdhëresa Gjyqësore.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë ‘’, E-mail:[email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje