Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 10:00 në fshatin Sojevë të Ferizajt kanë ndaluar e më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet S.G (M/K) i moshës 46 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ ’Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’’ me dënim burgimi prej katër (4) vite e njëqindë ( 100) ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.