Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vjedhje e rëndë (30,000 euro ), identifikohet e dyshuara dhe kthehet një pjesë e parave

Prizren, 23 Shtator 2022
Me datë 13 Shtator 2022, në Stacionin Policor Prizren është raportuar për një vjedhje të rëndë.
Viktima e rastit që gjendet me banim të përkohshëm jashtë shtetit , ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur 30000 (tridhjetë mijë ) euro nga shtëpia e tij në Prizren.
Pas një punë të mirë hetimore hetuesitë Stacionit Policor Prizren kanë arrit që të identifikojnë të dyshimtën dhe ti gjejnë 14000 (katërmbëdhjetë mijë ) euro fillimisht.
Policët hetues kanë vazhduar hetimet në ditët në vazhdim dhe me datë 22.09.2022 kanë arrit që ti gjejnë edhe 9400 euro (nëntëmijë e katërqind ).
Pas intervistimit të dyshimtës, me urdhër të prokurorit rasti shkon me procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje