Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Viti, 12 Shtator 2022
Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin ,,Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve’’ ku dyshohej edhe për të shtëna me arme zjarri në ajër në një rast gara me qenë të datës 27.03.2022, sot me datën 12.09.2022 nga ana e Policisë është arritur që të arrestohet i dyshuari Kosovar Shqiptar I.I. (1990) nga fshati Pleshinë komuna e Ferizajt.
I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe nga i njëjti është konfiskuar në cilësinë e provave materiale për gjykatë një arme Revole, një karikator dhe një këllëf i armës përkatës.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që lënda të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan me kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar i armëve’’ dhe ,,Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve’’.
Osumnjičeni je uhapšen zbog nedozvoljenog držanja oružja
Vitina 12.09.2022
Regionalna Uprava Gnjilane, Jedinica za Istragu Policijske Stanice Vitina, nakon istrage u vezi sa slučajem „Zloupotreba životinja i kontaminacija životinjske hrane i vode“ gde je takođe osumnjičena za pucanje iz vatrenog oružja u vazduh u slučaju trke psi dana 27.03.2022, policija je danas 12.09.2022 uspela da uhapsi osumnjičenog kosovskog Albanca I. I. ( rođen1990) iz sela Plešina, opština Uroševac.
Osumnjičeni je saslušan na osnovu zakonske procedure i od njega kao dokazni materijal za sud oduzeto pištolj, okvir i futrola oružja.
U vezi sa predmetom, obavešten je državni tužilac koji je naložio da se predmet procesuira u redovnom postupku u Osnovno tužilaštvo Gnjilan uz krivičnu prijavu za krivična dela „Neovlašćeno posedovanje, kontrola ili držanje oružja”. i „Zlostavljanje životinja i kontaminacija životinjske hrane i vode”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje