Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Mitrovicë arrestohet një person për dyshimin e kryerjes së veprës-shtytje në vetëvrasje

Mitrovicë, 08/09 Shtator 2022
Me datën 08.09.2022, në orët e mbrëmjes Policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë se në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ishte dërguar një person e gjinisë femërore pa shenja jete. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa sipas mjekut kujdestar viktima B.Y e moshës 19 vjeçare ishte pranuar në spital pa shenja jete. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa policia ka filluar me veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, ku në cilësi të dëshmitarëve janë intervistuar disa dëshmitarë kurse rasti me udhëzim të prokurorit ishte cilësuar si ,,Vdekje e dyshuar”.
Me datën 09.09.2022, rreth orës 21:40, si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale në Mitrovicë Jug (NJHR) në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit e NJHR-së kanë arrestuar personin L.SH, 19 vjeçar, duke u bazuar në dyshimet se viktima kohët e fundit kishte qenë në presion të vazhdueshëm nga i dyshuari, në këtë rast i fejuari i viktimës.
Ndaj të dyshuarit në fjalë është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale: ,,Shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje”, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Hetimet në lidhje me këtë rast do të vazhdojnë nga ana e hetuesve të NJHR-së në koordinim me prokurorin e shtetit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje