Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Lajmërimi, apo kallëzimi i rrejshëm i rastit

Me datën 05.09.2022 në ora 22:30, personi me inicialet S.K ( F/K) e moshës 38 vjeçare kishte raportuar në Policinë Rajonale të Ferizajt, se në një lokal në rrugën ‘’Bajram dhe Gursel Sylejmani ‘’ në Ferizaj , sipas saj kishte pa një person duke nxjerrë një armë zjarri nga sirtari i banakut.
Policët e rendit dhe hetuesit e stacionit në Ferizaj, nën autorizim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe kishin nisur hetimin, duke kontrolluar personelin dhe lokalin, mirëpo aty nuk kanë gjetur asgjë. E njëjta prapë e ka përsëritur denoncimin e njëjtë se në këtë lokal ka armë zjarri. Policia edhe me datën 06.09.2022 i kanë kryer kontrollet e nevojshme, mirëpo nuk është gjetur asgjë.
Policia e Ferizajt nën dyshimin se mund të ketë lajmërim apo kallëzim të rrejshëm ka nisur hetimet ndaj personit anonim që ka lajmëruar policinë dhe pas një pune hetimore, hetuesit policor kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarën dhe vendin e ndodhjes së saj, e cila më pas është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj .
Pas intervistimit nga hetuesit policor, ajo në tërësi e ka pranuar veprën, ndërsa me vendim të Prokurorit të rastit e njëjta është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore dhe ndaj saj është iniciuar kallëzim penal, nën dyshimin se ka kryer vepër penale ‘’ Lajmërimi, apo kallëzimi i rrejshëm’’
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje