Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës apelon për kujdes në trafikun rrugor

Në kuadër të realizimit të detyrave ligjore dhe zbatimit të planeve operative; “Sezoni Veror” dhe “Siguria në trafikun rrugor” me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, me theks të veçantë atyre me fatalitet, njësiti policor nga Stacioni policor në Obiliq, ka ndaluar një veturë ku pas matjes së nivelit të alkoolit me alkotest shoferi rezulton se ka 0.85 promil të alkoolit në gjak. Ndaj shoferit janë marr masat ligjore ku të njëjtit i është shqiptuar gjoba prej 200 Euro, 2 pikë negative dhe i është konfiskuar patent shoferi për (6) gjashtë muaj.
Policia e Kosovës do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit në rrugë.
Ftohen qytetarët e vendit që të bashkëpunojnë më policinë dhe për të gjitha kundërvajtjet që vërejnë në trafik, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrin pa pagesë 192. Të dhënat e juaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Arrij më shumë persona me këtë postim
Mund të arrish deri në 2 583 persona në ditë duke promovuar videon tënde për 14 US$.

Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje